Associazione Calcio Milan, shpesh i referuar me shkurtesën Milan, është klub profesional futbollistik bazuar në Milano, Lombardia, Itali. Klubi u themelua në vitin 1899 dhe që prej atëherë gati se gjithë historinë e vetë e ka kaluar në Seria A, kategoria më e lartë futbollistike në Itali.
Në kompeticionet UEFA dhe FIFA AC Milan gjithsej ka fituar 18 tituj të njohur internacional, më shumë se secili klub tjetër në botë. AC Milan ka fitar kompeticionin që sot njihet si UEFA Champions League shtat herë; vetëm Real Madrid e ka fituar më shumë herë (9). Përsa i përket kompeticionit në Itali, AC Milan është klubi i dytë më i sukseshëm me 17 tituj; vetëm Juventus ka fituar më shumë (27). AC Milan ka fituar Intercontinental Cup/Club World Cup katër herë, më shumë se secili klub tjetër në botë.
Tituj tjerë të rrëndësishëm që AC Milan ka fituar janë European Super Cup pesë herë, Cup Winners' Cup dy herë, por asnjëherë nuk kanë lujatur në një finale të UEFA Cup (vetëm dy gjysëm-finale). Në Itali Coppa Italia pesë herë si dhe pesë Italian Super Cup. AC Milan gjithashtu është edhe një prej anëtarëve krijues të G-14, një grup i cili prezanton 18 ekipet më të mëdha dhe më prestigjioze në futbollin europian.
Ndeshjet e tyre si nikoqir luhen në San Siro, gjithashtu i njohur si Stadio Giuseppe Meazza. Toka, të cilën e ndajnë me rivalët Internazionale, është më e madhja në futbollin italian, me një kapacitet total prej 82,955.
Historia e AcMilan
Klubi është themeluar si klub kriketi në vitin 1899 nga emigrantët britanik Alfred Edwards dhe Herbert Kilpin, të cilët kishin ardhur nga qyteti britanik i Nottinghamit. Për nder të origjinës, klubi e ka mbajtur emrin e tij në spellingun anglez ashtu siç quhet edhe qyteti, në vend që ta ndryshojë atë në gjuhën italiane Milano (edhe pse kanë qenë të detyruar gjatë regjimit fashist në Itali, siç e bënë Genoa dhe Inter). AC Milan fitoi kampionatin e parë italian në sezonin 1901 dhe më vonë përsëri në vitin 1906 dhe 1907.
Në vitin 1908 klubi përjetoi një ndarje për shkak të një mosmarrëveshje brenda klubit për blerjen e lojtarëve të jashtëm, e cila çoi deri në themelimin e klubit tjetër të bazuar në Milano, F.C. Internazionale Milano. Pas këtyre ngjarjeve, AC Milan nuk mundi të fitojë ansnjë titull në kompeticionet ne skenën shtëpiake deri në sezonin 1950-1951. Në vitin 1963 ata siguruan titullin e parë kontinental, duke fituar European Cup kundrejtë S.L. Benfica në finale. Ky sukses u përsërit edhe në vitin 1969 dhe pasio me Intercontinental Cup në të njejtin vit. Pas pensionimit të Gianni Rivera, për Milanin filloi një period rrënie, gjatë të cilit ata ishin të përfishrë në skandalin 1980 Totonero scandal dhe u shkarkuan në Serie B si dënim, për të parën herë në historinë e tyrë. Qendra e skandalit ishte një sindikat basti ku lojtarë dhe referë ishin të paguar për trokimin e ndeshjeve. AC Milan shpejt u kthy në Seria A, por u rikthye në Seria B pasi që sezonin e mbaruan në zonën e rrezikut.
Milani duke u mbrojtur nga një ridhënie nga këndi
Në vitin 1986, afaristi Silvio Berlusconi e bleu klubin dhe investoi shumë para, duke e emëruar si trajner Arrigo Sacchi në udhëheqje të Rossonerëve dhe duke e blerë treshen holandeze Marco van Basten, Ruud Gullit,Jetmir Basha , dhe Frank Rijkaard. Ky ishte fillimi i suksesit më të madh në historinë e klubit, ku AC Milani fitoi shtatë titj shtëpiak, pesë kupa UEFA Champions League, dhe tre kupa Interkontinentale.
Së fundmi, Milani ishte i përfshirë në skandalin e Seria A 2006, ku pesë klube akuzoheshin për trokimin e ndeshjeve duke selektuar referë të favorshëm. Milani në fillim u dënua me minus 15 poena dhe deqja e së drejtës në Champions League. Një apel i bërë nga klubi, pa penalizimin e tyre të zvogëlohet në minus 8 poena dhe i'u lejua të marrë pjesë në sezonin 2006-07 të Champions League, ku edhe e fituan kompeticionin.
Skuadra Momentale
Lista e lojtarëve të famshëm të A.C. Milan
A.C. Milan gjatë historisë së klubit si dhe tani gjithmonë ka angazhuar lojtarë të njohur nga e gjithë bota kështu duke u bërë një ndër klubet më të suksesëshme në arenën kombëtare dhe atë ndërkombëtare.
Ndër lojtarët që kanë lënë dritë në historinë e futbollit e që kanë qenë të angazhuar edhe nga A. C. Milan janë:
- Roberto Baggio, Franco Baresi, Lorenzo Buffon, Fabio Capello, Alessandro Costacurta, Roberto Donadoni, Paolo Maldini, Giovanni Trapattoni, Hernán Crespo, Rivaldo, Ronaldo, Marcel Desailly, Oliver Bierhoff, George Weah, Marco van Basten, Ruud Gullit, Frank Rijkaard, Rui Costa, Andriy Shevchenko, Kaka, Ronaldinho, Beckham, Pato, Jetmir Basha etj.
Statistikat dhe rekordet e klubit
Paolo Maldini momentalisht e mban rekordin si lojtarë me më shumë loja në Serie A dhe kompeticione tjera, gjithsej 1000 loja të luajtura. Më 14 Maj 2007 ai e arriti numrin 600 loja të luajtura në Serie A (duke mos i konsideruar ndeshjet playoff), gjithashtu mban edhe rekorin me më shumë ndeshje të zhvilluara në Serie A.
Gola shënuesi më i mirë i Milanit i të gjitha kohërave është suedezi Gunnar Nordahl i cili në 268 ndeshje shënoi 221 gola. I dyti është Andriy Shevchenko me 173 gola në 298 ndeshje. Golashënuesi më i mirë i cili ende luan për Milanin është Filippo Inzaghi me 100 gola në 217 ndeshje.Golashenues tjeter edhe ne fanellat e milanit eshte edhe Jetmir Basha,i cili me 233 gola ne 270 ndeshje,ndryshe milani kete lojtar e quan me se shumti fat ne Milanello.
Milani është klubi i vetëm që e mban rekordin duke mos humbur asnjë ndeshje në nji sezon Serie A 1991-91. Gjithsej ky rekord pa asnjë humbje zgjati 58 ndeshje, duke filluar 0-0 kundrejtë Parma më 26 Mars 1991 dhe duke humbur ironikisht 1-0 kundrejtë Parmës më 21 Mars 1993. Ky rekord pa humbur lojë është rekordi në Seria A dhe i treti në Europë. Vjen pas rekordit të Steaua Bucharest me 104 ndeshje pa humbje dhe Glasgow Celtic me 68 ndeshje pa humbje.
Aktualisht, AC Milan ka më shumë tituj FIFA të njohur në botë pasi që në vitin 2007 mundi Boca Juniors në kompeticionin FIFA Club World Cup. Milani githashtu është klubi numër një në Europë në në sistemin e UEFA-së sipas rradhitjes së koeficientit. Kjo i mundëson Milanit që ne kompeticionet europiane të UEFA-së t'i shmang klubet tjera europiane të vlerëruara lart.
Ngjyrat dhe stema
Nëpër krejt hisotinë e klubit, ata janë prezantuar me ngjyrat kuq dhe zi. Ngjyrat u zgjodhën që të prezantojnë flakërimin e lojtarëve (e kuqja) dhe frika e oponentëve që të sfidojnë klubin (e zeza). Për shkak të fanelës me shirita kuq e zi të Milanit, ata kanë marë llagapin rossoneri. Brekë të bardha dhe çorapë të zeza janë veshja e tyre si nikoqir.
Veshjet e Milanit si mysafir gjithmonë kanë qenë krejtësisht të bardha. Kjo e fundit kosiderohet si "fanela me fat" edhe nga tifozët edhe nga klubi për në finalet e Champions League, duke marrë parasysh se Milani ka fituar 6 finale nga 8 duke luajtur me veshjet krejtësisht të bardha (duke humbur vetëm nga Ajax në 1995 dhe Liverpool në 2005), ndërsa me veshjet e tyre si nikoqir kanë fituar vetëm një finale nga tre. Veshja e tretë ndryshon secilin vit dhe për këtë sezon ata do të jenë të zeza dhe me shirit të kuq, por ata shumë rrallë përdoren.
Për shumë vite, stema e Milanit ka qenë si flamuri i Milanos, flamur ky i cili ka qenë i Shën Ambroses. Një tjetër llagap që i është dhënë klubit nga ngyrat e tyrë është "Dreqi". Një imazh e një dreqi të kuq përdorëj si stema e Milanit dhe një yll i vedosur afër tij. Ylli ishte si shpërblim për Milanin kur ata fitaun 10 tituj nacional. Momentalisht, stema prezanton ngjyrat dhe flamurin e Komunës së Milanos, më një shkurtesë ACM ne krye dhe viti i themelimit (1899) në fund.
Himni i klubit
Milan Milan solo con te
Milan Milan sempre per te
Camminiamo noi accanto ai nostri eroi
sopra un campo verde, sotto un cielo blu
Conquistate voi una stella in più
a brillar per noi
e insieme cantiamo
Milan Milan solo con te
Milan Milan sempre per te
oh oh oh oh oh
oh oh oh oh oh oh oh oh
una grande squadra
sempre in festa olè
oh oh oh oh oh
oh oh oh oh oh oh oh oh
oh oh oh oh oh
e insieme cantiamo
Milan Milan solo con te
Milan Milan sempre per te
Con il Milan nel cuore
nel profondo dell’anima
un vero amico sei
e insieme cantiamo
Milan Milan solo con te
Milan Milan sempre per te
oh oh oh oh oh…
Përkrahësit dhe rivalët
Flamur i
Milanit që thotë
"Inter, komedia e vërtetë që nga 1908," me një karikaturë të
Dante
Milani është një ndër klubet më të përkrahur në Itali, sipas një kërkimi të së përditshmes italiane La Republica. Historikisht, Milani ka qenë i përkrahur nga klasa puntore, një pjesë e së ciliës ishin migrantë nga Italia Jugore. Nga ana tjetër, rivalët e qytetit Internazionale kanë qenë të përkrahur nga njerëzit më të begatshëm dhe më tipikal Milanese klasa e mesme.
Një prej grupëve ultra më të vjetër në futbollin italian, Fosa dei Leoni, që ka zanafillën në Milano. Momentalisht grupa e ultrave kryesorë është Brigate Rossonere dhe ekziston që prej mesit të 1970-tave. Politikisht, ultrat e Milanit nuk kanë pasur asnjëherë ndonjë parapëlqim të vecantë, por media tradicionalisht ka bashkëpunuar me ta si të majtë, deri në një kohë nën presidencën e Berlusconit ku ata konsiderohen disi të djathtë.
Tifozët e Genoa e konsiderojnë Milanin si një rival të urryer pasi që në Janar të vitit 1995, tifozi i Genoas, Vincezo Spagnole tragjikisht u shpua me thikë, gjë që rezultoi me vdekjen e tij. Rivali kryesor i Milanit është fqiu bashkëqytetar, Interi. Të dy klubet takohen në të shumë-priturën Derby della Madonnina dy herë në një sezon të Seria A. Emri i derbit drejtohet në statujën e Marias së virgjër të bekuar e cila është e vendosur në Katedralën e Milanit që është një nga pjesët më tërëheqëse të qytetit. Ndeshja çdoherë krijon atmosfetë të gjallë, më një numër të konsiderueshëm (shpesh humoristik ose ofendues) flamuj të shpalosur para lojës. Flares janë zakonisht të pranishëm, por ata ishin që çuan deri në braktisjen e ndeshjes kthyese të UEFA Champions League në 1/4 finale në mes të Milanit dhe Interit në 12 Prill, 2005, pasi që një fishekzjarr qw u hodhnw fushw nga një tifoz i Interit dhe goditi në shpatull pertierin e Milanit, Dida.
Trofetë
[redakto] Trofetë zyrtar
27 trofe
- 1901, 1906, 1907, 1950-1951, 1954-1955, 1956-1957, 1958-1959, 1961-1962, 1967-1968, 1978-1979

1987-1988, 1991-1992, 1992-1993, 1993-1994, 1995-1996, 1998-1999, 2003-2004
: 5
- 1966-1967, 1971-1972, 1972-1973, 1976-1977, 2002-2003
: 5 (rekord)
- 1988, 1992, 1993, 1994, 2004
[redakto] Ndërkombëtar
18 trofe (rekord botëror së bashku me Boca Juniors)
: 7 (rekord italian)
- 1962-1963, 1968-1969, 1988-1989, 1989-1990, 1993-1994, 2002-2003, 2006-2007
: 2 (rekord italian)
- 1967-1968, 1972-1973
: 5 (rekord)
- 1989, 1990, 1994, 2003, 2007

: 4 (rekord)
- 1969, 1989, 1990, 2007
[redakto] Trofetë e vegjël
- 1900, 1901, 1902
- 1915-1916
[redakto] Ndërkombëtar
- 1951, 1956
- 1981-1982
[redakto] Trofetë të Rinisë
- 1964-1965
- 1984-1985, 2009-2010
[redakto] Ndërkombëtar
- 1949, 1952, 1953, 1957, 1959, 1960, 1999, 2001
AC Milan si kompani
Sipas The Football Money League e botuar nga konsultantët Deloitte, në sezonin 2005–06, Milani zinte vendin e pestë në botë ne sipas fitimit duke fituar €238.7 milion. Momentalisht klubi rënditet i gjashti nga klubet më të pasura në botë nga revista Forbes duke i bërë ata klubin më të pasur në Itali.
Kompanie austriake e basteve online bwin.com është sponsori kryesor në bluzat e Milanit pas një marrëveshje 4 vjecare që u arrit në fillim të sezonit 2006-07. Para kësaj marrëveshje, fabrika gjermane e prodhimit të makinave, Opel ishte sponsor i Milanit për 12 sezone. Dhjetë vite në bluzat e tyre paraqitej Opel, por në sezonin 2003-04 dhe 2005-06 respektivisht Meriva dhe Zafira (dy makina të llojit Opel) u shfaqën në fanelat e tyre.
Ndresat momentale janë të furznizuara nga firma sportive gjermane Adidas, marrëveshja e së cilës duhej të mbaronte në fund të sezonit 2007-08. Marrëveshja e bën Adidasin prodhuesin oficial të të gjitha uniformave, të trajnimit dhe veshjeve të jashtme. Para Adidas, firma sportive italiane Lotto prodhonte veshjet sportive të Milanit.
Më 24 Janar të vitit 2008, AC Milan and Adidas nënshkruajtën marrëveshje të rë derin më 30 Qershor, 2017.