• Manchester United & Real Madrid • Fans •  
 
  Lajme Sport 04/05/2026 6:44am (UTC)
   
 

Wenger i frustruar nga fjalët e Evras

Bosi i Arsenalit, Arsene Wenger, ka thënë se pohimet e mbrojtësit të Manchester United, Patrice Evra, shfaqin mos repsekt të lartë para ndeshjes që zhvillohet të hënën mes Arsenalit dhe Manchester United.

“Ai iu dha ca fjalë të mira për ta bërë ndeshjen më të nxehtë. Ne udhëhiqemi nga mënyra jonë e të luajturit futboll dhe jo nga deklaratat e lojtarëve të parëndësishëm.

“Personalisht, unë besoj se nëse je një lojtar i madh, duhet ta respektosh kundërshtarin dhe kjo është ajo që duam të bëjmë”, theksoi Wenger.

Materazzi flet për takimin me Zidanen

Mbrojtësi i Interit, Marco Materazzi, është shprehur për takimin e tij më të fundit me Zinedine Zidanen në Milano.

“Zidane e parkoi veturën e tij pranë times dhe unë e shfrytëzova rastin për t’i thënë disa gjëra të cilat mbetën mes nesh. Le të them se unë isha ai që foli më shumë dhe kur në fund ai ma zgjati dorën, unë e shtrëngova dhe nuk e lëshova derisa më shikoi në fytyrë”.

“Kjo është ajo që kërkova. Ishte mirë për mua, nuk e di se si është ndier ai”, tha Materazzi.

Marco Materazzi njihet për goditjen me kokë të pësuar nga Zidane në gjoks në finalen e Botërorit 2006, pas një konflikti verbal të ndodhur mes tyre në fushë.


Sanchez si Ronaldo Sipas agjentit të sulmuesit të Udineses, Alexis Sanches, klienti i tij do t’i përshtatej Ligës Premier dhe do të mund të kishte sukses si Cristiano Ronaldo.

“Tani për momentin nuk kam ndonjë lajm të ri. Nuk mendoj se ai do të largohet nga Italia gjatë janarit, por ndoshta gjatë verës”.

“Po, Manchester United po e shikon atë dhe është e mundur që ai të transferohet në Old Trafford në të ardhmen. Ai është lojtar i ri që premton të ardhme. Sanchez ka aq shumë talent dhe nëse vazhdon kështu, ai mund të arrijë nivelin e Cristiano Ronaldos”, theksoi agjenti Fernando Felicevich.




 Evra tall Arsenalin: Nuk keni fituar asgjë

Mbrojtësi i Manchester United, Patrice Evra, ka lëshuar një morri talljesh në drejtim të Arsenalit në prag të takimit derbi të së hënës që zhvillohet në Old Trafford.

Evra thotë se ekipi i Arsene Wenger nuk ka shanse ta fitojë ligën këtë sezon dhe ka përmendur edhe pesë vitet e kaluara pa asnjë trofe për Topçinjtë.

“Për mua Arsenali është një qendër stërvitore e futbollit. E shikoni ndeshjen, kënaqeni, por a do të fitoni një titull më pas? Kjo është ajo që mbajnë mend njerëzit. Kanë kaluar pesë vite që kur ata kanë fituar dhe, për një klub të madh si Arsenali, kjo është një krizë”.

“Ne mund të humbasim kundër atyre më 13 dhjetor por, në fund të ditës, çfarë fitojnë ata? Asgjë. Nuk ka trofe, nuk ka asgjë. Rivali jonë kryesor është Chelsea. Ne jemi më shumë të shqetësuar për rezultatet e Chelseat se sa ata të Arsenalit, edhe pse e dimë se Arsenali është një ekip i madh që mund ta mposhtë Chelsean, neve, ose secilin”, ka thënë Evra për Canal+. 



L’Equpe: Low trajneri i vitit

Jose Mourinho mund të ketë fituar tri tituj me Interin sezonin e kaluar, ashtu si Del Bosque Kupën e Botës, por në fakt është përzgjedhësi i Gjermanisë, Joachim Low, ai që fitoi çmimin e trajnerit më të mirë të vitit nga revista që krijoi Topin e Artë, L’Equipe.

“Jam shumë i lumtur që e fitoj këtë çmim. Unë e pranoj këtë çmim në emër të ekipit, ashtu si të stafit drejtues, lojtarëve dhe tifozëve. Është një shpërblim për gjithë ekipin”, theksoi Low.

Përzgjedhësi i Francës në hendboll, Claude Onesta u zgjodh i dyti, ndërsa podiumin e mbylli Jose Mourinho. Del Bosque është i gjashti në këtë listë, ndërsa i nënti u radhit Sir Alex Ferguson. 



Messi: Futbolli më jep kënaqësi të jashtëzakonshme

Lionel Messi ka ndarë kohë nga orari i tij i ngjeshur për të takuar fëmijë spanjoll të moshës shkollore dhe për t’u përgjigjur në pyetjet e tyre.

Sipas Marca, Messi, i cili ishte pjesë e kësaj ngjarje të organizuar nga UNICEF, ka lejuar nxënës të 11 shkollave të bëjnë pyetje dhe është përgjigjur në interesimet e fëmijëve.
“Kam filluar të luaj futboll pasi më ka pëlqyer. Dhe tash e bëj atë jo vetëm sepse futbolli është profesioni im, por sepse kam një kënaqësi të madhe nga ky sport. Vazhdoj ta trajtoj këtë si një lojë”, ka thënë Messi.

Messi po ashtu ka shpjeguar se golat që shënon ai ia dedikon gjyshes së tij të ndjerë, e cila e kishte ndihmuar atë të bëhet futbollist.

 Alves: Kurrë te Reali

Mbrojtësi i Barcelonës, Daniel Alves, u ka premtuar tifozëve Blaugranë se nëse do të largohet nga gjiganti katalanas në fund të këtij sezoni, atëherë ai nuk do të transferohet te rivali i përbetuar Real Madrid.

“Unë nuk do të luaja në Madrid. Nëse largohem nga Barcelona, unë nuk do të shkoj atje. Treni im për Realin tashmë ka ikur”.

“Jose Mourinho është trajner i madh, unë vërtet do të doja të punoj me të dhe një herë isha fare pranë. Ai di çfarë armë të përdorë ndaj kundërshtarëve dhe kështu ai fitoi gjithçka”, precizoi Alves.


Ronaldinho: Dua të qëndroj

Ronaldinho më krenar se kurrë ka bërë të ditur se ai dëshiron të qëndrojë sa më larg spekulimeve që e shohin atë larg Milanit.

“Unë jam i qetë sa i përket qëndrimit”.

“Është sezon i rëndësishëm, ndërsa ne jemi në krye të Serie A për herë të parë që prej ardhjes time. Unë dua ta vë në vështirësi Allegrin kur luaj”.

“Nuk ishte e lehtë për mua që të jem sulmues ndaj Ajaxit, por isha më i mirë në pjesën e dytë”, theksoi Dinho.




Interi në kontakt me Capellon?

Interi thuhet të ketë hapur bisedimet me Fabio Capellon për të zëvendësuar Rafa Benitezin në stolin nerazzur.

Massimo Moratti është ngopur nga rezultatet e dobëta nën teknikun spanjoll dhe tashmë thuhet se Moratti është i gatshëm t’ia ofrojë përzgjedhësit të Anglisë kontratë.

Il Corriere dello Sport pos Capellon i sheh si kandidatë për stolin e Interit edhe Diego Simeonen, Walter Zengan, Pep Guardiolan dhe Leonardon.



Silva dhe Flamini, mungesa të gjata

Milani do të detyrohet që t’i rishikojë planet për afatin kalimtar dimëror, pasi Thiago Silva dhe Mathieu Flamini pësuan lëndime të rënda ndaj Ajaxit.

Klubi rossoner ka konfirmuar se Silva do të kthehet në Brazil pas problemeve me meniskun, përderisa Flamini mungon një muaj.

“Mjeku i Milanit Gianluca Melegati dëshiron të komunikojë se Thiago Silva ka pasur një skanim i cili zbuloi një dëmtim në meniskun e këmbës së djathtë. Lojtari do të udhëtojë në Brazil për t’u konsultuar me profesor Jose Luiz Runzo”.

“Flamini iu nënshtrua po ashtu skanimeve dhe do të mungojë një muaj për shkak të dëmtimit të ligamentit të gjurit të këmbës së djathtë. Parashikojmë mungesë tri deri në katër javë”, shkruan në komunikatën e klubit rossoner.



Gomez: Tani luftojmë me më të mirët

Gjigantët gjermanë të Bayern Munich kanë arritur që të jenë në maje të grupit të tyre në Ligën e Kampionëve, ndërsa tani sulmuesi Mario Gomez thotë se bavarezët mund të mposhtin superfuqitë evropiane të futbollit.

“Ne nuk e filluam mirë ndeshjen, por përfituam nga dy gabime. Ne krijuam shumë raste dhe shpeshherë nuk finalizuam”.

“Sidoqoftë, sezonin e kaluar e treguam se kemi cilësinë për t’u përballur me ekipet e mëdha në ndeshjen eliminuese, ndërsa edhe këtë sezon jemi të gatshëm ta bëjmë këtë”, u shpreh Gomez.




Pardew trajner i ri i Newcastle

Newcastle United ka konfirmuar emërimin e Alan Pardew si menaxher të ri për pesë vitet e ardhshme, pas shkarkimit të Chris Hughton të hënën.

Pardew i cili ka drejtuar Readingun, West Hamin, Charltonin dhe së fundmi Suthamptonin, e zëvëndëson Hughton, të cilit iu tregua dera pas rezultateve të dobëta për skuadrën nga St. James Park.

“Unë jam i nderuar dhe i privilejguar që të jem trajner i ri i Newcastle, një prej ekipeve vërtet të mëdha në futbollin anglez. Unë e di se çfarë do të thotë ky klub për tifozët e tij. Unë do të përkushtohem maksimalisht për punën e re”, u shpreh Pardew. 




Reali i shqetësuar me kontratën e Pepe

Drejtuesit e Real Madridit janë shqetësuar për faktin se Pepe refuzon të nënshkruajë kontratën e re që i është ofruar.

Marca shkruan se qëndrimi i Pepe ka shkaktuar frikë në mesin e drejtuesve të Realit, të cilët mendojnë se ai mund të ketë tashmë një marrëveshje me ndonjë klub tjetër.

Pepe aktualisht merr 1.8 milionë euro në vit dhe kërkon një pagë prej 6 milionë eurosh për të rinënshkruar me të. Drejtuesit e Realit janë të befasuar dhe të zhgënjyer me qëndrimin e mbrojtësit.



Deschamps: Chelsea do ta rimarrë veten shpejt

Menaxheri i Olympique Marseille, Didier Deschamps, beson se Chelsea do ta marrë veten shumë shpejt.

Marseille arriti të mposhtë Chelsean në takimin e mbrëmshëm të Ligës së Kampionëve, me një gol të vonshëm të Brandao.

"Doja lojtarët e mi të fitojnë. Ishte mirë për fansat të mposhtim Chelsean edhe pse kjo nuk do të thotë asgjë, ishte mirë t´i mposhtim ata. Kur luani një ndeshje pa presion, ju ende dëshironi të nxjerrni rezultat për shkak të ekipit kundërshtar".

"Një ekip si Chelsea është i programuar të fitojë në Ligën e Kampionëve, ne nuk jemi, por dëshirojmë të shkojmë sa më larg që mundemi. Ndoshta do të kemi ca fat në short. Por, kushdo që na caktohet do të jetë një ndeshje e vështirë".

"Chelsea nuk kalon në një periudhë suksesi për momentin. Ndoshta ishte kohë e mirë të luajmë me ata sonte. Në shkurt ata do të jeni një ekip krejtësisht tjetër", ka thënë Deschamps. 





Sot përcaktohen 4 skuadrat e fundit në Ligën e Kampionëve

Ndeshjet e fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve – luhen më 7 dhe 8 dhjetor – do të përcaktojnë dhe katër skuadrat e fundit që do të formojnë 16 skuadrat e “raundit të vdekjes”. Dy prej tyre do të dalin nga Grupi H, ku Shahktar Dontesku, Arsenali dhe Braga do të luftojnë për dy vendet e parë. Në grupin D, Kopenhagen dhe Rubin Kazani luftojnë për vendin e tjetër, me Barcelonën tashmë të kualifikuar. Roma lufton për vendin e dytë në grupin E.

Grupi A
E vetmja çështje për t’u zgjidhur është se cila nga dy skuadrat, Totenhem apo Interi, do të kapë vendin e parë.

Grupi B
Edhe këtu enigma ka të bëjë me skuadrën që do ta mbyllën në vendin e parë: Shalke apo Lioni.

Grupi C
E njëjta situatë edhe në këtë grup: Mançesteri apo Valencia do ta përfundojë në vendin e parë.

Group D
Barcelona është e kualifikuar. Kopenhagen dhe Rubin Kazani luftojnë për vendin e tjetër.

Group E
Bajerni është i kualifikuar. Roma – me tri pikë më shumë se Bazeli – lufton për vendin e dytë.

Grupi F
Çelsi dhe Marseja i kanë mbyllur llogaritë në këtë grup.

Grupi G
Reali i Madridit dhe Milani kanë ndarë respektivisht vendin e par dhe të dytë në grup.

Grupi H
Dy biletat janë ende të vlefshme, me tri skuadra në lojë: Shahktarin, Arsenalin dhe Bragën.

Liga e Kampioneve
Dita 6

7 dhjetor

Grupi A
Tuente-Totenhem
Verder-Inter

Grupi B
Benfika-Shalke
Lion-Hapoel

Grupi C
Bursaspor-Rejnxhërs
Mançester J.-Valencia

Grupi D
Barcelona-Rubin
Kopenhagen-Panathinaikos

8 dhjetor

Grupi E
Bajern-Bazel
Kluzh-Roma

Grupi F
Marsejë-Çelsi
Zilina-Spartak M.

Grupi G
Milan-Ajkas
Real Madrid-Okser

Grupi H
Arsenal-Partizan B.
Shahktar-Braga

Rednap: Nuk e shesim Bejlin, nuk na intereson Adebajor

Sulmuesi togolez, Emanuel Adebajor ka zhvilluar vetëm tetë ndeshje në këtë edicion në Ligën Premiere në fanellën e Mançester Sitit.

Ai ka shënuar vetëm një gol, duke dëshmuar se është shumë larg statusit të yllit të skuadrës çfarë ishte në fillim pas ardhjes nga Arsenali. Kohët e fundit janë rritur zërat se ai do të shitet nga Siti në afatin e janarit, kurse si një ndër klubet e interesuara për shërbimet e tij përmendej Totenhemi. Megjithatë trajneri i kësaj skuadre, Hari Rednap, ka mohuar një gjë të tillë. “Zërat e tillë për interesimin tonë për Adebajorin janë të pakuptimtë. Askush dhe asnjëherë nga klubi ynë nuk e ka përmendur se e dëshirojmë ardhjen e tij në skuadrën tonë”, ka theksuar Rednap. Ai më pas ka folur edhe për futbollistin më të mirë të skuadrës së tij, Geret Bejl. “Natyrisht se nuk është në shitje. Nëse dëshirojmë rezultatet e duhura në Ligën Premiere dhe në Ligën e Kampionëve, atëherë nuk guxojmë të shesim, por ta ruajmë kualitetin ekzistues në skuadër. Bejl është njëri nga futbollistët tonë më të mirë dhe për të nuk ekziston asnjë shifër adekuate e parave”, ka nënvizuar Bejl.

 

 

 

 

Spalleti: Roma si Barcelona

Sipas trajnerit të Zenit St. Petersburgut, Luciano Spalleti, Roma është symbol i shkëlqimit të Barcelonës, mënyrë kjo për t’u ngritur në tabelën e Serie A.

“Është normale për Romën që ka rënë poshtë në tabelë së fundmi. Por, unë shpresoj se ata do të jenë para të gjithëve. Ata tashmë janë qenë të fuqishëm dhe duket se janë përmirësuar”.

“Mendoj se teknikisht Roma është si Barcelona”, ka thënë Spalleti.


Benitez: Maicon dhe Cesar luajnë në Botëror

Trajneri i Interit, Rafael Benitez, ka zbuluar se ai pret rikthimin e Maicon dhe Julio Cesar për Botërorin e klubeve, i cili fillon më 8 dhjetor.

“Diego Milito nuk do të luajë ndaj Werderit, përderisa Sneijder do të pushojë pas shumë ndeshjeve të luajtura. Lucio ka grip, por do të rikthehen në kohë për Botërorin e klubeve Maicon dhe Julio Cesar”, theksoi Benitez.

Nga ana tjetër tekniku spanjoll vuri në pikëpyetje sistemin e votimit për Topin e Artë, pasi Wesley Sneijder u la jashtë finales për çmimin e futbollistit më të mirë në botë.


Ferguson: LP sikur Championship

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, beson se konkurrenca në Ligën Premier këtë sezon është rritur aq shumë, sa që tërheq paralele mes Ligës Premier dhe Championshipit anglez.

“Është Premier Ligë tjetër këtë sezon. Ne duhet të falënderojmë kategoritë më të ulëta, të cilat e kanë bërë Ligën Premier aq konkurruese. Tabela është sikurse që jemi mësuar ta shohim në Championshipin anglez, ku me dy ndeshje të fituara lufton për një vend në play-off”.

“Vetëm pak javë më parë Sunderlandi luftonte për mbijetesë. Tani ata po luftojnë për një vend në Europa League. Ky është kampionati në të cilin gjendemi tani. Është e vështirë të kuptojmë nëse ekipet në maje janë duke bërë lëshime, apo ato më poshtë po përmirësohen. Mendoj se ekipet e vogla po përmirësohen për shkak se standardi është më i lartë”, precizoi Fergie. 




Xavi: Nominimet, shpërblim për Barcën

Mjeshtri i Barcelonës, Xavi, është shprehur tejet i kënaqur me nominimin e tij si finalist i Topit të Artë, duke thënë se Topi i Artë i sivjetmë është shpërblim për Barcelonën.

“Ky është triumf i Barcelonës dhe filozofisë së Barcelonës. Mua sinqerisht nuk më intereson kush do ta fitojë këtë çmim. Është një sukses i papërsëritshëm global. Unë jam shumë i kënaqur, por ky është sukses për gjithë ekipin. Është Topi i Artë i Barcelonës”, theksoi Xavi.

Xavi, Andres Iniesta dhe Lionel Messi janë nominuar si finalistë për çmimin FIFA Topi i Artë, duke lënë jashtë garës një lojtar si Ëesley Sneijder, që fitoi gjithçka me Interin sezonin e kaluar. 




Schweini: Ne më të mirë se Dortmundi

Kampioni aktual i Gjermanisë, Bayern Munich, ka vuajtur për të gjetur formën më të mirë këtë sezon, ndërsa sipas mesfushorit Bastian Schweinsteiger, bavarezët janë shumë më të mirë se lideri i Bundesligas, Dortmund.

“Unë ende mendoj se Bayerni është më i mirë se Dortmundi. Unë vërtet nuk kam parë asnjë ekip si duhet këtë sezon dhe çuditërisht ata janë mbi ne. Nuk dua të them se Dortmundi ka luajtur keq, pasi ky nuk është rasti. Ata janë mjaft cilësorë. Ata kanë stil mjaft agresiv të lojës dhe vrapojnë shumë”.“Ata ia kanë arritur t’i fitojnë ndeshjet ku nuk kanë luajtur dhe aq mirë, përderisa ne barazuam. Ata kanë pasur shumë fat. Ne kemi mundur t’i mposhtim midis Dortmundit më herët gjatë sezonit. Ndeshja e vetme ku nuk i merituam tri pikët ishte ndaj Mainzit”, ka thënë Schweinsteiger.




 

Allegri: Ibra pushon, Dinho në aksion

Zlatan Ibrahimovic do të pushojë, për t’ia lënë vendin Ronaldinhos që ta tregojë veten ndaj Ajaxit, gjithnjë sipas trajnerit Rossoner Massimiliano Allegri.

“Milani do të hyjë në fushë për të luajtur një ndeshje të rëndësishme. Ronaldinho nuk ka stërvitur pas një dëmtimi të pësuar të dielën, por nëse ai është riaftësuar, atëherë do të luaj përkrah Robinhos”.

“Ibrahimovic? Ai do të jetë në pankinë. Ndeshja nesërme nuk është miqësore. Është ndeshje e Ligës së Kampionëve dhe unë gjithmonë dua të fitoj. Ne tashmë jemi të kualifikuar, por nëse humbasim do të nervozohemi”, deklaroi Allegri.

Emery pret fitore ndaj Unitedit

Trajneri i Valencias, Unai Emery, ka këmbëngulur se ekipi po udhëton në Old Trafford për t’u përballur me Manchester Unitedin, në mënyrë që spanjollët të korrin fitore ndaj Djajve të Kuq.

“Ne vijmë këtu me siguri, duke e ditur se tashmë jemi kualifikuar. Ekipi ka ardhur këtu për të fituar dhe për të shfaqur ndeshje të mirë, për të luajtur me personalitet ndaj një prej ekipeve më të forta në botë”.

“Ne duam të tregojmë se fitorja në Mançester është e mundur. Takimi ynë i fundit (të cilin United e fitoi me rezultat 1-0 në shtator) ishte mjaft i nxehtë”, deklaroi Emery.

 

 

Ronaldinho, ose te LA ose te Liverpooli

Liverpooli është klubi i fundit me të cilin është lidhur asi i Milanit, Ronaldinho, pikërisht në kohën kur spekulimet për një largim të brazilianit janë rritur.

Milani dëshiron që të përfitojë nga shitja e Ronaldinhos, i cili nuk e di as vet se kur ka luajtur për herë të fundit.

Këtë situatë sipas Itasportpress dëshiron ta shfrytëzojë Liverpooli, që thuhet të jetë shprehur i gatshëm për t’ia mbuluar kërkesat e larta gjeniut brazilian. Në garë për ‘Dinhon’ është edhe La Galaxy. 


 

City - 60 milionë dhe Adebayor për Bale

Manchester City dëshiron të thyejë rekordin britanik për shumën e një transferimi, për të sjellë anësorin e Tottenhamit, Gareth Bale.

Bale e ka ngritur veten si lojtari i ri më i nxehtë në planet për vitin 2010 dhe pronarët arab të Cityt janë e etur ta sjellin atë në Eastlands.

News of the World shkruan se City mund të shfrytëzojë interesimin e Tottenhamit për Emmanuel Adebayor për të marrë shërbimet e Bale.

City është duke përgatitur 60 milionë funte për Bale me Adebayor si pjesë të marrëveshjes.

 

 
  Menu
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
  Ora
small business home business
Today, there have been 7 visitors (16 hits) on this page!

Get your own Chat Box! Go Large!
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free